Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio

Kosova & Rajoni

Ministri i Jashtëm i Italisë viziton sot Kosovën, mban fjalim para deputetëve në Kuvend

22 Qershor 2021, 07:43| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 08:35

  • Share

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio do të vizitojë sot Kosovën. Gjatë vizitës ai do të zhvillojë takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe me ministren e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Me këtë rast Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të veçantë nga ora 17:30, ku ministri Di Maio do t’i adresohet deputetëve kosovarë.

Di Maio pritet të arrijë në Prishtinë në ora 14:20, ku do të pritet nga ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Në orën 15:45 ministrja Gërvalla dhe ministri i Jashtëm italian Di Maio, do mbajnë një deklaratë për mediet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?