Më 31 janar, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, nisi vizitën e tij treditore në Uashington, ku do të takohet me disa zyrtarë vendas dhe do të marrë pjesë në “Lutjen e Mëngjesit.”
Në agjendën e tij të takimeve gjatë këtyre tri ditëve, Daçiç pritet të takojë Derek Chollet, këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit si dhe Gabriel Escobar, të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.
Më 2 shkurt, ditën e fundit të qëndrimit të tij në Uashington, Daçiç do të marrë pjesë në “Lutjen e Mëngjesit”, e cili tradicionalisht mbahet të enjten e parë të shkurtit dhe është krijuar për të mbledhur presidentin amerikan, anëtarët e Kongresit, përfaqësues të tjerë politikë dhe ndërkombëtarë me qëllimin e lutjes së përbashkët.