Ministri i Jashtëm ukrainas thotë se populli i tij dhe presidenti Zelensky “refuzuan t’i dorëzoheshin presionit të Putinit. Askush nuk mund ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet”.
Në një postim në X, Andrii Sybiha shkruan se Ukraina “i përballoi sulmin më të tmerrshëm ushtarak në historinë moderne të Evropës dhe tre vjet të një lufte totale”.
“Ne do të mbrojmë të drejtën tonë për të ekzistuar.”
Ky postim vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quajti Zelenskyn diktator.
Lajmi kryesor:
Trump quan Zelenskyn një diktator: Ky komedian modest na ka marrë miliarda dollarë! JD Vance: Sulmet ndaj presidentit amerikan do t’i kthehen kundër
SI.E./ReportTv.al
