Bota

Ministri i jashtëm i Ukrainës: Rusia është më e keqe se Hamasi

10 Tetor, 15:19| Përditesimi: 10 Tetor, 15:22

  • Share

Foto: Ushtar ukrainas

Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybiha deklaroi se Rusia është më e keqe se Hamasi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Rusia është më e keqe se Hamasi. Edhe Hamasi ka pranuar armëpushimet dhe përpjekjet për paqe. Në vend të kësaj, Moska vazhdon luftën e pakuptimtë që filloi, një luftë që nuk mund dhe nuk do ta fitojë", shkroi Sybiha në X, teksa komentoi sulmin masiv rus ndaj objekteve energjetike të Ukrainës.

Më tej ai shtoi se i bën thirrje të gjithë partnerëve të përgjigjen me vendosmëri.

"Putini veproi sot (10 tetor), përvjetorin e sulmit të parë masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës në vitin 2022. Ky është një demonstrim i qëllimshëm se ai nuk i ka ndryshuar veprimet e tij agresive, metodat terroriste dhe ultimatumet në tre vjet, duke vazhduar të refuzojë çdo diplomaci kuptimplote dhe çdo përpjekje për paqe", nënvizoi Sybiha .


Lajmi kryesor:

Rusia lëshon 30 raketa dhe 450 dronë gjatë natës në Ukrainë, vritet një 7-vjeçar dhe plagosen 17 të tjerë! Ndërprerje të energjisë elektrike në Kiev


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kushtetuesja pezullon dekretin për zgjedhjet në Tiranë, si e vlerësoni?