E diela e 19-marsit është ditë e veçantë për mirditorët të cilët, të cilët mirëpritën Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Në mënyre simbolike iu dhurua stema e qytetit nga Kryebashkiaku Ndrec Dedaj.
Imzot Gallagher drejtoi meshën e shenjtë në katedralen e qytetit, ku përshëndetja e mirëseardhjes u mbajt nga Ipeshkvi Dom Gjergj Meta.
“Vizitën tuaj e shohim si përkujdesje të Atin të Shenjtë, Fransceskut për kishën në Shqipëri, faleminderit që keni ardhur! Ju dje në Shkodër kemi parë vendet e dëshmisë së martirëve, ka qenë një e kaluar e dhimbshme. Dëshmia e martirëve është frymëzim për ne, por ne drejtohemi nga e ardhmja pas 30 vitesh ndjejmë nevojën të shohim drejt të ardhmes”,- tha dom Gjergj Meta Ipeshkv i Rrëshenit.
Në fjalën e tij para mirditoreve Imzot Gallaghe tha se në këtë jetë duhet të na udhëheqë mirësia dhe dashuria.
“Jam i lumtur që e kremtoj meshën e shenjtë në Katedralen e Jezusit Shpëtimtar. Sot kremtojmë të dielën e katërt të Pashkëve. Në këtë ditë ndërpriten Kreshmet dhe kënga e meshës flet vetëm për gëzim, veshjet vjollcë zëvendësohen me ato rozë. Unë sot dua tu kujtoj se mirësia është pranimi dhe gatishmëria për falje. Ne si të krishterë mund të ofrojmë mirësi dhe të kontribuojmë për përmirësim në shoqërinë shqiptare”, - u shpreh Imzot Paul Richard Gallagher.
Ministri i Jashtëm i Vatikanit po zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri nga 18 deri më 20 Mars me ftesë të kreut të Konferencës Ipeshkvnore, imzot Angelo Massafra dhe ministres për Evropën dhe për Punët e Jashtme, Xhaçka.