Bota

Ministri i Jashtëm iranian surprizon shtatë të mëdhenjtë e globit. Macron ndërmjetëson për uljen e konfliktit SHBA-Iran

26 Gusht 2019, 12:58| Përditesimi: 26 Gusht 2019, 13:17

  • Share

Ministri i Jashtëm Iranian ka surprizuar shtatë të mëdhenjtë e globit. Mohammad Zarif  ka shkuar në samitin e Biarritz, në Francë,  pikërisht kur presidenti francez Macron po intensifikonte veprimet për të ulur tensionet mes Teheranit dhe Washingtonit.

Pëfaqësuesi i republikës islamike, ka shtyrë për më vonë impenjimin e tij në Azi,  për të qënë në samit dhe për të kërkuar të rihap një kanal dialogu, edhe pse nuk ka patur një takim me Presidentin Trump, i cili i ka ngrirë marrëdhëniet me Iranin.

Ndërkohë Macron po kërkon të ndërmjetsojë mes konfliktit të rrezikshëm, një rol ky jo pa rreziqe.

“Diskutimet për Iranin kanë identifikuar dy pozicione. I pari, asnjë anëtar i G7-ës nuk do që Irani të ketë armë bërthamore. I dyti, të gjithë anëtarët e G7-ës janë të impenjuar për stabilitetin dhe paqen në rajon” – tha Presidenti francez.

Tramp ka hedhur poshtë çdo dyshime se i ka dhënë dikujt lejen për të negociuar me Iranin.

“Secili ka rolin e tij për të luajtur”- ka saktësuar Macron

Ndërkohë Ministri i Jashtëm Zarif, në Biarritz, të paktën nga ajo që duket, të vetmin takim e ka patur me presidentin Emmanuel Macron.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?