ITALI- Italia do të marrë masa ligjore dhe do të rrisë presionin ndaj Brukselit në lidhje me vonesën e shpërndarjes së vaksinave anti-COVID Pfizer dhe AstraZeneca, ka deklaruar ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio ditën e djeshme.
Ministri tha se qëllimi është që kompanitë në fjalë të përmbushin shpërndarjen e dozave të vaksinave të parashikuara, pa kërkuar dëmshpërblim.
“Kjo është një kontratë evropiane që Pfizer dhe AstraZeneca nuk janë duke respektuar dhe për këtë arsye ne do të marrim masa ligjore. Ne po punojmë që plani ynë i vaksinimit mos të ndryshojë.”, tha ai.
Pfizer tha javën e kaluar se po ngadalësonte përkohësisht furnizimet në Evropë për të bërë ndryshime në vaksinë në mënyra që të rritet prodhimi. Ndërkohë të premten, AstraZeneca tha se dërgesat do të bien për shkak të një problemi në prodhim.
I pyetur lidhur me mendimin e tij për vonesën e kompanive farmaceutike ai është përgjigjur se “ata kanë marrë përsipër më shumë seç mund të bënin”.
"Ne jemi duke aktivizuar të gjitha mundësit në mënyrë që Komisioni i BE-së të bëjë gjithçka mundet për t'i bërë këta zotërinj të respektojnë kontratat e tyre," tha ai.
Lidhur me këtë vonesë të vaksinave anti-COVID, Pfizer dhe AstraZeneca ka reaguar edhe kryeministri i Italisë Giuseppe Conte, duke e konsideruar një gjë të tillë të papranueshme.
Ai gjithashtu ka theksuar se kjo është një shkelje kontraktuale dhe se po vë në rrezik qytetarët.
Numri i infektimeve në vend ka shkuar 2,466,813, ndërkohë që numri i viktimave është 85,461 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.