Enzo Moavero

Politikë

Ministri i Jashtëm italian: Partitë të respektojnë rregullat e demokracisë

21 Qershor 2019, 23:43| Përditesimi: 21 Qershor 2019, 23:48

  • Share

Menjëherë pas mbylljes së protestës së stome të opozitës ka ardhur edhe reagimi i ministrit të jashtëm italian. Enzo Moavero thekson se ka ndjekur me vëmendje evoluimin e situatës politike në Shqipëri, përgjatë javëve të fundit. Ai apelon partitë politike të respektojnë me rigorozitet rregullave themelore te demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

"Ministri i Jashtëm italian ka ndjekur me vëmendje maksimale situatën politike në vend në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën italiane në Tiranë. Ministri Moavero i bën thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri që të respektojnë rregullat themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Zbatimi i këtyre parimeve përbën kushtin themelor për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE", thuhet në reagimin e ministrit të jashtëm italian.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?