Ministri i Jashtëm izraelit: Sulm frontal nga Gjykata e Hagës mbi viktimat e 7 tetorit

20 Maj, 15:35| Përditesimi: 20 Maj, 15:38

  • Share

Foto: Israel Katz

 Vendimi skandaloz i Prokurorit të Përgjithshëm të Gjykatës Penale të Hagës është një sulm frontal dhe pa rezerva kundër viktimave të 7 tetorit dhe 128 të rrëmbyerve tanë në Gaza.

 Kështu është shprehur ministri i jashtëm izraelit, Israel Katz pasi kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan tha se po kërkon urdhër arresti për kryeministrin dhe liderë të tjerë të Izraelit.

“Ndërsa vrasësit e Hamasit kryejnë krime kundër njerëzimit, kundër vëllezërve dhe motrave tona, Prokurori përmend në të njëjtën frymë Kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes të Shtetit të Izraelit së bashku me përbindëshat e neveritshëm të Hamasit si nazist. Një turp historik, që do të mbahet mend përgjithmonë. Kam udhëzuar menjëherë ngritjen e një qendre komanduese të posaçme pranë Ministrisë së Jashtme, me të gjitha entet profesionale, që synon të luftojë kundër vendimit që synon kryesisht të prangosë duart e Izraelit dhe ta pengojë atë të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje.

 Unë synoj të flas me ministrat e jashtëm të vendeve kryesore në mbarë botën për t'i nxitur ata të kundërshtojnë vendimin e Prokurorit dhe të deklaroj se edhe nëse lëshohen urdhër-arreste, ata nuk kanë ndërmend t'i zbatojnë ato kundër liderëve izraelitë. Asnjë fuqi në botë nuk do të na pengojë të kthejmë të gjithë pengjet tona dhe të rrëzojmë regjimin terrorist të Hamasi”, shkruan në llogarinë e tij në X Katz.


Lajmi kryesor:

Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon urdhër arrest për kryeministrin izraelit dhe liderin e Hamasit! Biden: E turpshme t'i barazosh


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?