Politikë

Ministri i Jashtëm polak: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë Europë

4 Korrik 2019, 13:32| Përditesimi: 4 Korrik 2019, 15:13

  • Share

Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz dekaroi se Polonia ishte e zhgënjyer nga shtyrja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë me gazetën polake ”Dziennik Gazeta Prawna” ai theksoi se vonesat për integrimin mund të ndryshonin qëndrimin pro europian të këtyre vendeve.

I pyetur nëse vonesa do të ndikonte në takimet dhe bisedimet në samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan, Czaputowicz vuri në dukje se “ajo që po ndodh në BE dhe Procesi i Berlinit janë dy çështje të ndryshme”.

“Polonia është në një grup shtetesh që janë për fillimin e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm për ato vende fakti që BE i mbështet dhe i pret në gjirin e saj. Kjo do të forconte procesin e reformave dhe do të konfirmonte sensin e kësaj politike”, deklaroi Czaputowicz.

Ministri Czaputowicz kujtoi se “gjatë viteve ’90 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk u bashkuan me BE-në për shkak të konflikteve të mëvonshme” dhe se “ato janë në Europë dhe kanë të drejtat e tyre”

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?