Bota

Ministri i Jashtëm Portugez: Ne e njohim shtetin e Palestinës

21 Shtator, 22:03| Përditesimi: 21 Shtator, 22:15

  • Share

Edhe Portugalia i është bashkuar vendeve që do të njohin shtetin e Palestinës.  "Njohja e Shtetit të Palestinës është përmbushja e një politike themelore, koherente dhe të përbashkët", u tha Ministri i jashtëm portugez, Paulo Rangel gazetarëve në Nju Jork në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. "Portugalia mbështet zgjidhjen me dy shtete si e vetmja rrugë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila promovon bashkëjetesën dhe marrëdhëniet paqësore midis Izraelit dhe Palestinës", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja dhe Portugalia njohin shtetin e Palestinës! Izraeli: Po minohet mundësia e paqes


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?