Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një takim dypalësh me homologun hungarez Peter Szijjarto. Në një deklaratë të përbashkët për mediat Hasani nënvizoi se Szijjarto ka kontribut të vyer për zgjerimin dhe thellimin e prekshëm të marrëdhënieve me Shqipërinë. Hasani uroi homologun e tij për marrjen e kryesisë së Presidencës së radhës së BE nga Hungaria.
Duke u ndalur tek bashkëpunimi ekonomik, Hasani tha se Hungaria e pranishme në tregun shqiptar si kurrë më parë.
‘Bashkëpunimi politik Shqipëri-Hungari mbetet në nivele të larta. Bashkëpunimi ekonomik, Hungaria e pranishme në tregun shqiptar si kurrë më parë.’- tha Hasani.
Sa i takon integrimit në BE, Hasani theksoi se presidenca hungareze e Këshillit të BE-së, ka prioritet integrimin e Ballkanit Perëndimor.
‘Presidenca hungareze e Këshillit të BE, prioritet integrimit të Ballkanit Perëndimor. Vizioni strategjik i Hungarisë për rajonin, i frytshëm për përshpejtimin e procesit integrues. Bashkëpunimi shumëpalësh, konstatuam rritjen e ndërveprimit në mjaft çështje. Të angazhuar për instensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh.’- u shpreh Hasani.