Pas akuzave të presidentit malazez për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet e mbajtura të dielën në vend dhe në destabilizimin e situatës, ka reaguar ministri i jashtëm serb Ivica Dacic, i cili theksoi se ndryshe nga liderët shqiptarë në rajon, të cilët dhanë mesazhe të shumta për votimet në rajon, Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“Vuçiç nuk i ftoi qytetarët e Malit të Zi të votojnë sic bëri kryeministri Rama me të tjerët, dhe kjo, sipas Milo Đukanović, nuk është ndërhyrje në punët e brendshme. Serbia nuk është e interesuar për çështjen e qeverisë në Mal të Zi, ne jemi të interesuar vetëm për të drejtat dhe liritë e popullit serb, të cilët përbëjnë 29% të popullsisë aty, si dhe për pozicionin e Kishës Ortodokse Serbe, pronave dhe vendeve të shenjta të së cilës u sulmuan nga autoritetet malazeze“ - tha Dacic për median vendase ‘Tanjug’.
Ai gjithashtu pyeti pse Gjukanoviçin e “shqetëson”, siç tha ai, “trekëndëshi i Serbisë së Madhe, Beogradi- Banja Luka dhe Podgorica” dhe “nuk e shqetëson, madje e mbështet atë, katërkëndëshi i madh shqiptar” – Tirana- Prishtina- Shkupi dhe Podgorica.
Daçiç, po ashtu e quajti të turpshme akuzën e Gjukanovic-it, pasi në fakt vetë Mali i Zi është përfshirë në çështjet e Serbisë, sa kohë ata kanë njohur pavarësinë e Kosovës.