Hakan Fidan

Bota

Ministri i jashtëm turk në Ukrainë: Moska dhe Kievi duan armëpushim, po negociojmë

30 Maj, 14:05| Përditesimi: 30 Maj, 14:07

  • Share

Gjatë një vizite në Kiev, ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan u shpreh optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Edhe Rusia edhe Ukraina duan një armëpushim dhe tani duhet të shprehin qëndrimet e tyre negociuese. Ne mendojmë se është e mundur të kurorëzojmë negociatat në Stamboll me një takim Trump - Putin - Zelensky të organizuar nga Erdogan”, raportohet të ketë thënë diplomati turk.

Duke vlerësuar rolin e Turqisë në përpjekjet për paqe, homologu i tij ukrainas Andri Sybiha tha se Kremlini duhet të pranojë një armëpushim të plotë dhe pa kushte.

Mediat amerikane shkruajnë se SHBA-të nuk do të dërgojnë një delegacion në raundin e dytë të bisedimeve ruso-ukrainase të planifikuara për 2 qershor në Stamboll.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?