Hakan Fidan

Ministri i Jashtëm turk turne 4-ditor në Shqipëri, Bullgari, Rumani! Ndalesa e parë në Tiranë

28 Janar, 22:02| Përditesimi: 29 Janar, 12:26

  • Share

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Ministria e Jashtme turke shkruan: “Ministri ynë Hakan Fidan vizitoi Xhaminë e Namazgahut, e cila është në ndërtim e sipër me të mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë”, ndërsa ka ndarë disa foto të Fidan nga xhamia.

Daily Sabah shkruan se kryediplomati turk do të zhvillojë turne katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani.

Kryediplomati turk do të takohet me homologët e tij për të diskutuar “marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale”, shkruan gazeta.

Gjatë vizitës së tij, "Fidan do të takohet edhe me biznesmenë turq dhe përfaqësues të komuniteteve turke në këto vende".

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj kastrioti: 29/01/2024 19:56

    Ik mor legen anadolli mos u merni me shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?