Ukraina ka armë të mjaftueshme për kundërsulmin e saj kundër Rusisë dhe operacioni do t'i japë vendit fitoren që i nevojitet për t'u bashkuar me NATO-n. Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba i tha Reuters në ditën kur Kievi duket se ka nisur kundërofensivën e pritshme.
"Anëtarësimi në aleancën ushtarake ndoshta do të jetë i mundur për Ukrainën vetëm pas përfundimit të armiqësive", tha Kuleba në një intervistë.
Megjithatë, as ministri i Jashtëm nuk konfirmoi se operacioni në shkallë të gjerë i kryer sot nga ukrainasit në Donbass është fillimi i kundërofensivës së verës.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Peskov: Takimi me Putinin nuk është planifikuar! Partizanët rusë pro-ukrainas: Ne kemi pushtuar fshatin Novaya Tavolzhanka
B.V/ReportTv.al