Dmytro Kuleba, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës

Ministri i Jashtëm ukrainas: S' mund të presim edhe 75 vite për t'u anëtarësuar në NATO

13 Korrik, 14:17| Përditesimi: 13 Korrik, 14:31

  • Share

1720873465_urkaine.JPG

Ukraina duhet të bëhet anëtare e NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në zonën euro-atlantike.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një intervistë për CNN, duke shtuar se Kievi nuk mund "të presë edhe 75 vite për të festuar pranimin e Ukrainës".

Samiti tre-ditor i NATO-s në Uashington përfundoi me nisjen e Paktit të Ukrainës, një kuadër sigurie i nënshkruar nga 32 aleatë. Për më tepër, vendet e Aleancës konfirmuan rrugën "e pakthyeshme" të Kievit drejt anëtarësimit.

"Ne do të jemi plotësisht të lumtur vetëm kur Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s dhe premtimi të mbahet. S' do presim 75 vite të tjera për të festuar pranimin e Ukrainës në NATO”, tha Kuleba.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky javën tjetër në Britani në takimin e liderëve europianë! Avionët F-16 këtë verë në Kiev


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?