Foto: Guido Crosetto
Ministri i Mbrojtjes së Italisë Guido Crosetto tha për gazetarët në margjinat e prezantimit në Romë të rezultateve të turneut botëror të Vespucci-t, se vendi i tij nuk është i përgatitur për një sulm nga Rusia apo nga një vend tjetër.
"Ne nuk jemi gati për një sulm rus ose një sulm nga një komb tjetër; e kam thënë këtë për një kohë të gjatë. Mendoj se kemi detyrën ta vendosim këtë vend në një pozicion për t'u mbrojtur nëse ndonjë i çmendur vendos të na sulmojë: Nuk po flas për Putinin, po flas për këdo.
Ne nuk jemi gati sepse nuk kemi investuar më shumë në mbrojtje në njëzet vitet e fundit, dhe për këtë arsye nuk mund të rikuperojmë njëzet vjet në një ose dy vjet", tha ai.
Lajmi kryesor:
Ukraina/ Kremlini: NATO është tashmë në luftë me ne! Avionët luftarakë të Britanisë i bashkohen operacionit 'Roja e Lindjes' në Poloni
Xh.K/ReportTv.al