TIRANË- Për më shumë se 2 orë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka qendruar në Prokurorinë e Posaçme, ku u mor ne pyetje në kuadër të hetimeve që po kryhen për aferën e inceneratorëve. Jashtë SPAK, ministri Peleshi, tha shkurtimisht për gazetarët se 'ishte aty për çështje funksioni'.
Burime për Report Tv, bënë me dije se Peleshi është marrë në pyetje në lidhje me marrëdhënien që ka me bosin e inceneratorëve Klodian Zoto, i cili në kohën kur Niko Peleshi ka qenë në krye të bashkisë së Korçës, në 2013, ka fituar një tender për matësit e ujit.
Sipas asaj që po heton SPAK, Mirel Mërtiri me Klodian Zoton, falë ndërhyrjes së Arben Ahmetaj, sipas prokurorisë, arritën të përfitojnë një tender për matësat e ujit me vlerë 3.3 milionë euro në 11 shkurt të vitit 2013 në Korçë.
Po në Korçë, kompania “FMO” e përfaqësuar nga Arenc Myrtezani, një nga të akuzuarit e arrestuar për aferën e inceneratorëve, përfiton gati 2 milionë euro për ndërtimin e një objekti fotovoltaik.
Në këtë projekt del edhe emri i një italiani, Francesco Pistritto, një konsulent bankar, i cili sipas dosjes së SPAK luan një rol të rëndësishëm edhe në veprime të tjera të mëpasshme të Arben Ahmetaj.
“Nga aktet e administruara deri tani, shfaqet interesant, roli i një shtetasi italian, Francesco Pistritto, në marrëdhëniet që ka me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin, dhe Arben Ahmetajn si dhe punët e tyre të përbashkëta”- thuhet një dosje.
Kujtojmë se SPAK po heton jo vetëm inceneratorët, por edhe disa tenderë në 7 bashki të vendit, që Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, mund t’i kenë përfituar falë kontakteve dhe ndërhyrjes së Arben Ahmetajt tek kryebashkiakët.
Ai dhe sot eshte kryebashkiak defakto i korces. De juro eshte ai miu Peleshi eshte beu i korces
PërgjigjuSic Dako per Durresin or teeeejjjjj
Dhe themi ne pse nuk bie cmimi i frutave gjate sezonit. Keto ne qeveri plasen duke i konsumuar sa ward hat, mollet fiqte etj etj. Yýyyyy rrace e poshter. Kujdes vetem lideri nuk konsumon fruta
PërgjigjuNe burg do veni te gjithe o hajduter te pangopur
PërgjigjuPopulli le të lehë, karvani për para
Se besoj.Hajduti nuk e denon hajdutin.