Ushtarakët kredi të buta e mundësi të reja për strehim! Ministri i Mbrojtjes: Kemi imazhet e para nga satelitët Albania 1 e 2

24 Mars 2023, 10:44| Përditesimi: 24 Mars 2023, 13:58

  • Share

Shumë shpejt, ushtarakët do të kenë mundësi të përfitojnë nga politikat e strehimit, si me kredi të buta, ashtu edhe me forma të tjera mbështetëse. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pas mbledhjes së qeverisë foli edhe për rekrutimet e ushtarakëve, përmes një projekti të hartuar së fundmi.

‘Çiftet e reja të ushtarakëve, për kredi të buta dhe forma të tjera mbështetëse për strehimin e ushtarakëve. Këtë vit ushtarakët tanë paguhen afro 40% më tepër se vitin e kaluar. Do të kemi një projekt fantastik për strehimin e ushtarakëve. Këto i japin shumë arsye të rinjve për tu regjistruar dhe për tu futur në sistemin e rekrutimit. S’kam një shifër sot, është proces.’- tha Peleshi.

Peleshi bëri të ditur se dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” kanë nisur imazhet e para të territorit të vendit tonë, që mund të përdorën në shumë fusha nga institucionet përkatëse.

‘Kemi filluar të marrim imazhet e para. Të paktën 4 ditë në javë marrim i mazhe nga satelitët. Të gjithë punonjësit IT do të kenë një trajtim të posaçëm. Ky merr imazhet satelitore dhe i përpunon me gjuhën e kuptueshme për çdo institucion. Imazhet vijnë vazhdimisht, jo gjithmonë vijnë të kolauduara.’- u shpreh Peleshi.

Dy satelitët që po vëzhgojnë nga hapësira territorin e vendit, u lëshuan në fillim të muajit janar dhe qëllimi është që të ndihmojnë institucionet përmes imazheve të sjella në kohë reale, në identifikimin e problematikave, sidomos në luftën kundër kultivimit të drogës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sateliti: 13/04/2023 11:05

    Po kur u sulmua Top Channel ku mbeti i vrare roja a i keni pamjet zoti minister?

    Përgjigju
  • Or tej: 24/03/2023 18:03

    A duket ky i imi nga sateliti or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?