Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: NATO të trajtojë me seriozitet lëvizjet e Serbisë pranë kufirit me Kosovën

12 Prill, 15:48| Përditesimi: 12 Prill, 15:51

  • Share

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, kërkoi nga NATO-ja që të trajtojë me seriozitet vendosjen e trupave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

Gjatë një takimi me shefen e divizionit për operacione në Shtabin e Përgjithshëm të aleancës ushtarake perëndimore, Ariella Viehe, Maqedonci tha se dislokimi i trupave serbe përreth kufirit me Kosovën “përbën kërcënim të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit” Perëndimor.

Maqedonci tha po ashtu se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke shtuar se objektivi i shtetit është anëtarësimi në NATO.

Në mars të këtij viti ishte hera e fundit që Kosova pretendoi se Serbia kishte dërguar njësite ushtarake pranë kufirit, por këto pretendime të bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u hodhën poshtë nga autoritetet serbe.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.

Që nga ngjarjet në Banjskë, KFOR-i ka rritur praninë ushtarake në Kosovë dhe tani ka rreth 4.700 ushtarë.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX, me të cilat thotë se bashkëpunon ngushtë./ REL

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?