Ministri i Mbrojtjes së Kosovës takim me Stoltenberg: Gati të presim 5 mijë refugjatë ukrainas

14 Shkurt 2023, 22:00| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 22:02

  • Share

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka qenë i pranishëm në takimin e nëntë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Mehaj shkruan se gjatë takimit që ka zhvilluar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg ka shprehur gatishmërinë që Kosova është gati të strehojë 5 mijë refugjatë ukrainas.

Mehaj thotë se Kosova është një nga ato vende që e kupton se çfarë do të thotë lufta për liri dhe se janë gati ta mbështesin Ukrainën me të gjitha kapacitetet që kanë.

“Sot në Bruksel në takimin e nëntë  të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës ku morën pjesë 54 shtete, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjenerali Mark Milley, theksuan edhe një herë rëndësinë që secili prej shteteve të ofroj të gjithë ndihmën e nevojshme për Ukrainën dhe popullin ukrainas të cilët po përballen me agresionin rus, një lufte të padrejtë që duhet dhënë fund.

Mes të tjerash Stoltenberg gjatë fjalimit të tij tha se nuk kemi kohë për të humbur, dhe se përmes shpejtësisë së veprimeve tona do të shpëtojmë jetë. Jam plotësisht dakord me këtë, andaj edhe gjatë takimeve që bashkë Gjenerallejtënant Jasharin kisha me Stolterberg, Ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ministren e Mbrojtjes së Letonisë, Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në NATO , Visho Ajazi Lika edhe një herë shpreha gatishmërinë tonë si Qeveri e si Ministri e Mbrojtjes që në çdo kohë të strehojmë 5000 refugjatë ukrainas, e po ashtu të ofrojmë mbështetjen përmes trajnimit të ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.

Si një shtet që jemi përballur me një agresor të tillë me mentalitet okupues e gjenocidal, e kuptojmë shumë mirë luftën e popullit ukrainas për liri, e gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm që ka faktori ndërkombëtar në këtë mes, ndihma  që mund të shpëtoj jetë e t'i jep fund terrorit. Jemi me popullin ukrainas dhe do ofrojmë çdo ndihmë që është brenda kapaciteteve tona”, shkruan Mehaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?