Ministri i Mbrojtjes së Nagorno-Karabakh sulmohet me raketë, gjithçka filmohet LIVE me dron (PAMJET)

27 Tetor 2020, 16:44| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 17:06

  • Share

Azerbajxhani ka publikuar pamje të momentit kur një dron i komanduar prej tyre ka qëlluar makinën ku udhëtonte ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh, 

Bëhet fjalë për rajonin e Nagorno Karabakhut, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.

Makina e Jalal Harutyunyan u qëllua teksa po udhëtonte për në front prej dronit azer, i cili nga pamjet duket se ka nën kontroll të gjithë situatën, pas shpërthimit të raketës, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë  gjatë këtij sulmi ai ka rezultuar i vdekur ndërsa armenët pretendojnë se ai është plagosur dhe gjendet në spital.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?