Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeiç ka deklaruar se zhvendosja e plotë e formacioneve ushtarake serbe drejt kufirit me Kosovën mund të përfundojë deri në orën 14:00 të ditës së sotme.
Ai tha se njësitë ushtarake do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje politike.
“Njësitë do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje politike”, tha Vuçeviç, raportojnë mediat në Beograd.
Vuçeviç tha se KFOR-i po e mbron Policinë e Kosovës dhe ata që sipas tij janë kryetarë të vetëshpallur dhe uzurpatorë të demokracisë.
“Kordoni i KFOR-it – më duket si një kordon që forcon mbrojtjen e policisë së Kosovës ndaj duarve të thata… Sot ambasadori amerikan në Prishtinë i ftoi këta kryetarë të vetëshpallur komunash të zgjedhur në zgjedhjet e kontejnerëve, prej të cilëve dy u përgjigjën – dy nga partia e Thaçit, dy nga ajo e Kurtit jo. As aty nuk e keni të përfunduar”, tha ai.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serbë përplasen me KFOR, 25 ushtarë të plagosur! NATO: Sulmet të papranueshme
B.V/ReportTv.al