"NATO nuk ka më asnjë arsye për të ekzistuar. Dikur qendra e botës ishte Oqeani Atlantik, tani është bota." Kjo u deklarua nga Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto, në nisje të një conference për sigurinë. "Dikur - shtoi ai - SHBA-të dhe Evropa ishin qendra e botës, tani është gjithë pjesa tjetër e botës me të cilën duhet të ndërtohet një marrëdhënie. Nëse NATO lindi për të garantuar paqen dhe mbrojtjen e ndërsjellë ose bëhet një organizatë që merr përsipër këtë detyrë, duke folur me pjesën tjetër të botës, ose nuk do ta arrijmë qëllimin për të pasur siguri brenda rregullave që vlejnë për të gjithë."
"Shpesh flasim sikur të jetonim ende 30 vjet më parë, por gjithçka ka ndryshuar. Flasim për Evropën sikur Evropa të kishte rëndësi për diçka. Ndoshta do të kishte rëndësi nëse do t'i kishte dhënë vetes një rol politik që nuk ia ka dhënë, nëse do ta kishte pajisur veten me një politikë të jashtme ose një mbrojtje. Por koha e saj ka mbaruar dhe e them këtë me trishtim. Bota ka ndryshuar", vazhdoi Crosetto.
"OKB njësoj si Evropa, nuk llogaritet fare në botë, asgjë. Vlen më pak se një ekip kombëtar, më pak se Kina, më pak se India ose më pak se Izraeli", shton Crosetto. Lidhur me kërkesën për bazat amerikane për operacione në Lindjen e Mesme, ministri shpjegoi se "ekziston një konventë që rregullon përdorimin e bazave që duhet të përdoren për arsye të tjera nga ato normale, por për momentin nuk ka asnjë kërkesë. Është e kotë të flasësh për diçka që nuk ekziston, por sa herë që Parlamenti kërkon të shkosh dhe të raportosh, ne shkojmë, nuk është praktikë, është detyrim".
Komente
