Ministri i Transporteve të Norvegjisë, Ketil Solvik-Olsen

Bota

Ministri i Norvegjisë, Ketil Solvik-Olsen deklaron papritur dorëheqjen nga posti, arsyeja do ju habisë

1 Shtator 2018, 06:35| Përditesimi: 1 Shtator 2018, 07:55

  • Share

Ministri i Transporteve të Norvegjisë, Ketil Solvik-Olsen, ka deklaruar dorëheqjen nga posti aktual për të lënë gruan e tij të vazhdojë karrierën e saj në fushën e mjekësisë.

Kjo arsye është për t’u marrë shembull nga Ministri i Transporteve në Norvegji pasi ka deklaruar dorëheqjen nga posti aktual.

Sipas një njoftimi për mediat, ai është shprehur se shkaku i dorëheqjes është sepse do t’i kushtojë më shumë kohë familjes dhe se do të lejojë gruan e tij të vazhdojë karrierën në fushën e mjekësisë.

Gjithashtu ai shtoi se ishte e mrekullueshme të isha ministër i Norvegjisë dhe mund të vazhdoja të isha gjatë gjithë jetës sime por ka ardhur kohë që ime shoqe të vazhdojë karrierën e saj. Kjo është një marrëveshje që kemi bërë kohë më parë.

Gruaja e ish-ministrit ka fituar një kontratë një-vjeçare për të punuar në spitalin e fëmijëve në SHBA.

Veçse ky vendim i Ketil Solvik-Olsen ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale ku shumica e komentuesve e kanë pritur pozitivisht, duke e quajtur këtë një veprim i cili respekton barazinë gjinore.

Ketil Solvik-Olsen ka shërbyer në këtë post që prej vitit 2013, kohë kur partia e tij ka ardhur në pushtet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?