Vrasja e 25 vjeçarit nga efektivi/ Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitë ngushëllimi në familjen e Klodjan Rashës! Shoqërohet nga Dervishaj e Rrumbullaku, mungon Veliu

20 Dhjetor 2020, 11:39| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 12:57

  • Share

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas dy ditësh i emëruar në detyrë, ka shkuar për vizitë në shtëpinë e familjes Rasha, për ngushëllim lidhur me vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, më datë 8 dhjetor në një rrugicë afër lagjes së tij. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, raporton se vizita ka zgjatur vetëm 10 minuta.

Çuçi ka qenë i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Muhamet Rrumbullaku, dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj ndërsa vihet re mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

Para dy ditësh Çuçi është prezantuar ministri i ri i Brendshëm, i cili vjen në këtë post pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt për shkak të vrasjes së të riut. Edhe pse Lleshaj dha dorëheqjen pas kësaj ngjarjeje, të gjithë vendin e përfshiu një valë protestash të dhunshme që zgjatën 6 ditë.

Më herët për ngushëllim në shtëpinë e të ndjerit ka qenë kryeministri Edi Rama, Sandër Lleshaj, kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, kreu i PD Lulzim Basha dhe disa politikanë të tjerë.

Klodjan Rasha, në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregojnë qartë veprimin e policit të “Shqiponjave”, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte.

Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është duke u larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr. Momenti i rrëzimit në tokë të Klodjan Rashës, duket qartë thonë prokurorët dhe se kjo video, shërbeu që ndaj Hajdaraj, të ndryshohet akuza nga “Vrasja në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme” në “Vrasja me dashje".

Komento

Komente

  • Tani: 20/12/2020 15:42

    Shkarkoni te gjithe zinxhirin drejtues te policise nga ardi veliu,,shefin e shqiponjes,,dhe merrni profesionistet ne polici sic moret ate vocajn,,,mos merrni rrugace rrugesh e drogmene vetem pse jane nga jugu...dhe policia do perdite trajnim,,-modernizim,,,pregatitje fizike --morale ne palestra,,dhe pregatitje me armet....ndryshe keni ne trupe idiote me arme qe te marrin jeten kot...

    Përgjigju
  • Maliqi: 20/12/2020 15:11

    Epo dalina e ka bere te veten. Tashti vuuuu dalines prap

    Përgjigju
  • Himn: 20/12/2020 15:06

    https://youtu.be/wcE0U80E7yY

    Përgjigju
  • Tirona: 20/12/2020 15:06

    Perdit nuk shkohet per ngushllim ne familjen Rasha,nuk arrije te kuptoj cfar qeverije dhe Ministrash kemi.Polici qe vrau 25 vjecarin kapergjegjesi te plot ligjore,po keshtu dhe viktima kishte pergjesi ne shkelje te ligjit pas ores 22-06 nuk lejohet asnje lloje levizje meprashtim te patrulleve te policise shtetit.Shteti ka pergjesit e vehta dhe neketo raste duhet kerkoje falje publike dhe jo te shkoje njeher njaf per ngushllime familjes viktimes.

    Përgjigju
  • Jaho: 20/12/2020 14:51

    Bledi tha se nuk do qe te perceptohet si minister i policise. Dhe ja, ne daljen e pare publike leviz me nje taborr policash. Jo taborr dosido por me fundereinat e policise.

    Përgjigju
  • polici eshte hero: 20/12/2020 13:41

    Nuk ka shprese per shtet per sa kohe politikanet futin hundet ne punet e policise. Ministri pa filluar mire pune politizon nje ngjarje per politike. Tek familja e atij policit te Lezhes do shkosh o minister? Ka 3 jave qe u vra ai.

    Përgjigju
  • lulekuqet mbi mure: 20/12/2020 12:39

    kjo eshte strategjia tipike e PS, menyra e ndyre e te vepruarit. ne momentin qe nje funksionar e ben balte vret pret vjedh apo smban premtime nderrohet me tjetrin (qe eshte po kafshe e se njejtes rrace) madje keta e bejne dhe me anetaret e vet kete loje te piset.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?