Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Zemaj: Kemi siguruar 1 milionë e 220 mijë vaksina anti-COVID

10 Janar 2021, 16:32| Përditesimi: 10 Janar 2021, 16:36

  • Share

KOSOVË- Ministri kosovar i shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë më dije se Kosova ka arritur të sigurojë 1 milionë e 220 mijë vaksina anti-COVID.

Ai në postim është shprehur se situata epidemiologjike në vend po menaxhohet me sukses.

Ndërkohë Zemaj i ka bërë apel qytetarëve të zbatojnë të gjitha masat anti-COVID me qëllim mbajtjen e situatës nën kontrollë.

“Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti-Covid”, ka siguruar ai.

“Deri në arritjen e vaksinave anti-Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore”, shkruan në fund Zemaj.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?