Foto ilustruese e vaksinës

Ministri i shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut: Vaksina anti-COVID do të vijë në vend në fillim të janarit nga Bullgaria

22 Dhjetor 2020, 16:02| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 16:06

  • Share

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe, ka deklaruar ditën e sotme se vaksina anti-COVID në vend do të arrijë në janar të vitit 2021.

“Vaksinat e para priten të vijnë në janar të vitit 2021 dhe do të arrijnë nga Bullgaria. Të gjithë vaksinat të cilat do të jenë të destinuara për Bullgari, një pjesë e tyre do të jetë e destinuar edhe për vendin tonë. Përveç Bullgarisë donacion i vaksinave pritet edhe nga Polonia dhe Greqia”, deklaroi Filipçe.

Ai foli dhe në lidhje me masat anti-COVID të cilat aktualisht janë në fuqi, duke thënë se ato janë tepër rezultative.

“Jemi në periudhë para festave të fundivitit, por kemi lënë pas vetes një vit shumë të vështirë dhe besoj se viti tjetër do të jetë shumë më i mirë. Apeloj deri te qytetarët të festojnë me përgjegjësi me rrethin e familjes duke respektuar protokollet dhe masat e përcaktuara. Masat që i kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultatin ashtu siç kemi prit”, ka thënë ministri i shëndetësisë.

Venko Filipçe gjithashtu theksoi se mutacioni i ri i virusit i paraqitur në Britani nuk ka asnjë lidhje me efikasitetin e vaksinës kundër COVID-19. Ai tha se edhe tek ne në laboratorët e ASHAM-it, janë konstatuar mutacione të vogla.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?