KOSOVA- Ministri kosovar i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, gjatë zhvillimit të një takimi me Bordin Këshillues është shprehur për situatën epidemiologjike dhe menaxhimin e mirë të saj në vend.
Ai tha se Kosova sipas statistikave zyrtare të ECDS-së, është rradhitur vendi i fundit në rajon për sa i përket infektimeve dhe viktimave si pasojë e COVID-19.
Gjatë takimit të cilin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kanë diskutuar edhe lidhur me mundësinë e lehtësimit të disa masave anti-COVID.
Në fund të postimit të tij i ka bërë apel qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë masat e marra për të "luftuar" koronavirusin dhe pasojat e tij.
“Bashkë ia dalim!”, shkruan Zemaj.