Arbjan Mazniku në shkollën 'Onufri' në Elbasan

Mazniku uron vitin e ri shkollor në mjediset e rikonstruktuara të Shkollës Artistike 'Onufri' në Elbasan

9 Shtator, 14:15| Përditesimi: 9 Shtator, 15:43

  • Share

Shkolla Artistike e Mesme e Bashkuar “ONUFRI” në Elbasan, hap këtë vit dyert për nxënësit me ambiente të reja të rikonstrukturuara si dhe me një godinë të re shtesë që përfshinë 12 klasa të reja, një sallë të re për koncertet me kapacitet 270 persona duke rritur në këtë mënyrë standardet dhe kushtet e mësimdhënies. Investimi i ri në këtë shkollë është dhe palestra me të gjitha standardet bashkëkohore.

Si pjesë e  investimeve të Ministrisë së Arsimit për rikonstruksionin e shkollave, në këtë shkollë u rikonstruktuan totalisht 25 klasa standarde, 35 klasa individuale për veglat muzikore, salla për ekspozitën dhe ambiente te tjera të brendshme dhe territori i jashtëm i shkollës.

Fjala e ministrit:

Së pari, dua t’iu uroj fëmijëve të gjithëve, veçanërisht këtyre që janë në klasë të parë, një vit sa më të mirë shkollor, veçanërisht në këtë shkollë, e cila është realisht një shkollë e jashtëzakonshme jo vetëm si mjedis.

Unë besoj që mjedisi është i rëndësishëm, por pjesa më e rëndësishme që e bën shkollën të suksesshme janë së mësuesit dhe sigurisht pjesa e dytë shumë e rëndësishme është puna e secilit prej jush.

Unë jam shumë i bindur që në këtë shkollë ne do të kemi Dua Lipën e ardhshme, Ermonela Jahon e ardhshme, pra kemi talente të jashtëzakonshme jo vetëm të Elbasanit, por të gjithë Shqipërinë që do na zbardhin faqen jo vetëm këtu, por në gjithë Shqipërinë.

Detyra që bashkia dhe ne kemi pasur është që të sigurohemi që kemi një shkollë të mirë, një mundësi të mirë.

Sot qartësisht bashkia dhe pushteti e kanë bërë pjesën e vet, por pjesa më e rëndësishme është pjesa që do të bëjë secili prej jush duke i dhënë forca dhe rezultate sa më të larta.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?