Aleksandër Lukashenko

Ministri i tij mund të jetë helmuar, Lukashenko largon nga puna të gjithë kuzhinierët, stafin dhe truprojat

28 Nëntor 2022, 13:20| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 13:40

  • Share

Agjencitë lokale dhe ruse të lajmeve raportojnë se liderit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenkos i është thënë të ndryshojë të gjithë stafin e tij pas thashethemeve se Vladimir Makei ishte helmuar.

Edhe pse nuk ka ende asnjë reagim zyrtar që të shpjegojë shkakun e vdekjes së Makei-t, raportohet thonë se Lukashenko është këshilluar të ‘largojë të gjithë stafin në shtëpinë e tij, si dhe të gjithë stafin e hotelierisë dhe truprojat e tij.

Raportohet se vrasja e Makeit (kjo ende nuk është konfirmuar) ishte një punë e brendshme dhe se Lukashenko mund të jetë i radhës.

Vladimir Makei, 64-vjeç vdiq papritmas, dhe mbante postin e Ministrit të Jashtëm të Bjellorusisë që prej vitit 2012.

Përpara se zgjedhjet presidenciale në vitin 2020 të çonin në protesta të mëdha antiqeveritare në Bjellorusi, Makei ishte ndër ata që përpiqeshin të përmirësonin marrëdhëniet e Bjellorusisë me Perëndimin.

Ai kishte kritikuar edhe Rusinë, megjithatë sapo filluan protestat, tha se ato ishin frymëzuar nga agjentë të Perëndimit. Disa media kanë hedhur dyshime të forta se është helmuar nga Rusia, pasi Makei njihej si një kritik i poliikave të presidentit rus Vladimir Putin.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?