Jesse Norman
Një tjetër largim ka ardhur nga qeveria britanike, Jesse Norman ka dhënë dorëheqjen si ministër në Departamentin e Transportit.
Ai tha se ka qenë një nder i madh të shërbeje në qeveritë e njëpasnjëshme që nga viti 2016 dhe ishte krenar për mandatin e automjeteve me emetime zero që ai mbikëqyri kohët e fundit, raporton Sky News.
“Faleminderit për udhëheqjen e qetë, të përqendruar dhe afatgjatë që i keni dhënë këtij vendi gjatë vitit të kaluar. Kjo është koha e duhur për të dhënë dorëheqjen”, tha ai në letrën e tij të dorëheqjes drejtuar kryeministrit, të cilën e ndau në internet.
Lajmi kryesor:
Kritikoi protestat pro-Palestinës dhe përdori gjuhë raciste, shkarkohet Sekretarja e Brendshme e Britanisë Braverman! Etiketoi shqiptarët si 'pushtues'
S.S/ReportTv.al