Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Ministri Igli Hasani drejt Rumanisë, vizitë zyrtare dy ditore më datat 4-5 qershor

4 Qershor, 10:09| Përditesimi: 4 Qershor, 10:12

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është nisur sot drejt Rumanisë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore më datat 4-5 qershor.

Gjatë vizitës së tij, Ministri Hasani do të zhvillojë disa takime dypalëshe me zyrtarët më të lartë të vendit, si: Ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu; Presidentin Klaus Iohannis; Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, Catalin Predoiu, Ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, Simona Brucura Oprescu dhe me Kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit, Titus Corlatean.

Kjo vizitë, që pason vizitën e Ministres Oodbescu në Tiranë nëntorin e kaluar gjatë së cilës u nënshkrua dhe Plani i Veprimit 2024-2025, është shprehje e vullnetit të përbashkët për të intensifikuar më tej dialogun politik.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?