Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, ka udhëtuar sot drejt Uashingtonit, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, në cilësinë e anëtarit të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.
Ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Kanadaja, Gjermania dhe SHBA-të, mbi ndryshimet klimatike si dhe në takimin e punës për Gratë, Paqja dhe Siguria, i cili do të trajtojë sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë.
"Gjatë samitit, Ministri Hasani do të ketë takime bilaterale me homologë të Kanadasë, Polonisë, Holandës, Spanjës, Portugalisë, Islandës etj", njofton Ministria e Jashtme.
Lajmi kryesor:
Rama udhëton sot drejt SHBA-së, merr pjesë në samitin e NATO-s në Uashington
S.B/ReportTv.al