Takimi mes Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor, Igli Hasani: Shqipëria gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare

24 Qershor, 16:42| Përditesimi: 24 Qershor, 17:00

  • Share

Shqipëria është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare.

Kjo u bë e ditur sot nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili me ftesë të Përfaqësuesit të  Lartë/Zv. Presidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hasani rikonfirmoi përafrimin e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme dhe ato të sigurisë të Bashkimit Evropian si dhe nënvizoi integrimin gradual si një prej mekanizmave të duhur për zgjerimin e BE.

“Ndërsa jemi gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare, është e rëndësishme të pranohet që sfidat e shumëfishta nënvizojnë nevojën për një front  të bashkuar.  Ne duhet të bashkëpunojmë më ngushtë dhe të forcojmë koordinimin. Kështu mundemi që përmes demokracive tona dhe shtetit ligjor të mbrojmë sigurinë dhe mirëqënien e popujve tanë, popujve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Ministri Hasani.

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, u prit në takim nga Komisioneri Varhelyi, si dhe u takua me homoogët hungarezë e letonezë.

 

 

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?