Ministri Italian i shëndetësisë: Vaksina italo-britanike do prodhohet para të tjerave

24 Qershor 2020, 09:10| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 09:13

  • Share

Ministri Italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha se vaksina italo-britanike kundër infeksionit të koronavirusit do të prodhohet më shpejtë nga të gjitha të tjerat.

Gjatë vizitës në institutin bioteknik ‘IRBM Pomezia’ në Romë, kompani italiane që po punon në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit në eksperimentimin e vaksinës kundër Covid-19, ministri Italian tha se “Mbrojtja e njerëzve me vaksinë kundër Covid është përparësi. Ekipi Italian dhe ai britanik po bëjnë përpjekje maksimale për t’I mbrojtur të gjithë. Edhe qeveria italiane do të bëjë gjithçka që duhet për të arritur në këtë pikë."

Speranza tha se në këtë situatë nuk bëhet fjalë për të vënë baste por nuk ka asnjë kompani tjetër që thotë se mund të ketë vaksinën deri në fund të vitit.

“Kjo më bën mua krenar teksa mendoj se po flasim për mundësinë e shpëtimit të jetës së njerëzve”- tha Speranza

Ndërkohë studiuesit e Universitetit të Oksfordit kanë deklaruar se deri në muajin shtator do të jenë në gjendje të prodhojnë 400 milionë doza vaksine dhe brenda një viti deri 1 miliard doza.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë farmaceutike “AstraZeneca”, e cila edhe ajo është pjesë e garës së vaksinës, ka deklaruar se ka filluar prodhimi industrial i vaksinës anti Covid paralelisht  me fazën e provave klinike, edhe pse ekziston rreziku financiar, por kjo, sipas tij, është mënyra e vetme për të qenë gati për të nisur me shpërndarjen e saj në muajin tetor.

Ai tha gjithashtu se do të jenë gati miliona doza të gatshme brenda këtij viti, nga të cilat 300 milionë do të dërgohen në Shtetet e Bashkuara, 100 milionë në Mbretërinë e Bashkuar dhe miliona të tjerë në Europë dhe pjesën tjetër të botës, teksa kompania kohët e fundit ka dyfishuar kapacitetet prodhuese në 2 miliardë doza.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?