Ministri izraelit i Mbrojtjes: Kemi mundur Hezbollahun, eliminimi i Hassan Nasrallah ishte arritja kurorëzuese

10 Nëntor, 21:02| Përditesimi: 10 Nëntor, 21:07

  • Share

1731269065_KATZ.jpg

Israel Katz

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz tha të dielën se vendi i tij ka mundur Hezbollahun dhe se eliminimi i liderit të tij Hassan Nasrallah ishte arritja kurorëzuese.

"Tani është detyra jonë të vazhdojmë të bëjmë presion për të sjellë frytet e asaj fitoreje," tha Katz gjatë një ceremonie në ministrinë e jashtme të Izraelit.

Katz tha se Izraeli nuk është i interesuar të ndërhyjë në politikën e brendshme libaneze, por se ai shpreson që një koalicion ndërkombëtar do të përfitojë nga kjo mundësi politikisht dhe se Libani do t'i bashkohet vendeve të tjera në normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.


Lajmi kryesor:

Izraeli thirrje shtetasve të tij: Shmangni aktivitetet kulturore e sportive jashtë vendit! Netanyahu: Në 5 ditë kam folur me Trump 3 herë në telefon, e shohim kërcënimin iranian


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?