Bota

Ministri izraelit i Mbrojtjes paralajmëron Khamenein: Kushdo që vepron si Sadam Huseini, do përfundojë si ai

17 Qershor, 16:55| Përditesimi: 17 Qershor, 17:00

  • Share

1750172409_aaa.JPG

'E paralajmëroj diktatorin iranian: kushdo që ndjek gjurmët e Sadam Huseinit do të përfundojë si Sadam Huseini'. 

Kjo u shkrua në X nga Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili më parë i kishte dërguar një mesazh të ngjashëm Udhëheqësit Suprem Iranian, Ali Khamenei.

Sadam Huseini u rrëzua nga pushteti në vitin 2003 pas pushtimit të Irakut nga Shtetet e Bashkuara, të cilat pretenduan se diktatori irakian zotëronte armë të shkatërrimit në masë, dhe u var në vitin 2006.


Lajmi kryesor:

Sulmet Izrael-Iran, shpërthime të reja në Teheran! Trump: E dimë ku është Khamenei, kemi kontroll të plotë të hapësirës ajrore


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?