Foto: Sulmi në Doha
"Gjaku hebre nuk është më i braktisur. Vendimi që morëm për të goditur ata që na çuan në masakrën e 7 tetorit është një tjetër vendim historik në një seri vendimesh të rëndësishme që kemi marrë."
Kështu shkroi Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, në 'X', teksa lavdëroi bastisjen e IDF-së në zyrën politike të Hamasit në Doha.
"Një falënderim i madh për kryeministrin, për ministrin e mbrojtjes, për kolegët e mi ministra në Kabinetin e Sigurisë për vendimin e guximshëm, për Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe Shin Bet për operacionin profesional", shtoi Ben Gvir.
"Do t'i ndjek armiqtë e mi, do t'i kap dhe nuk do të kthehem derisa të shfarosen. Rroftë populli i Izraelit", përfundoi ai.
Lajmi kryesor:
Shpërthime në Doha të Katarit gjatë negociatave, Izraeli: Raketat synuan udhëheqësit e Hamasit! Media: Trump i dha dritën jeshile! 6 viktima
Xh.K/ReportTv.al
