Ministri jashtëm grek në Kosovë/ Njohja varet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve

9 Tetor 2020, 12:56| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 14:00

  • Share

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka vizituar sot Kosovën. Dendias është pritur në aeroport nga krye diplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ndërkohë në Prishtinë është takuar edhe me kryeministrin Hoti.

Dendias i pyetur nga gazetarët nëse Greqia do të njihte Kosovën, nuk dha ndonjë përgjigje specifike, por tha se puna e njohjes nuk është punë shprese, por e vendosjes së raporteve diplomatike të dy vendeve.

Nuk është çështje shprese, por çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, raportojnë mediat vendase.  Nikos Dendias thekson se Greqia është e interesuar për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit.

Kryministri Kosovar pas takimit me Dendias,  tha se në takim janë diskutura tema të ndryshme dhe mënyra për rritjen e Bashkëpunimit mes palëve, e cila duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, tha kryeministri Hoti.

Ministri Dendias, duke e falënderuar kryeministrin Hoti për pritjen, theksoi se Greqia mbetet e përkushtuar që ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin e saj euro-atlantik, si dhe në begatimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?