Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Ministri Lleshaj takim me homologun kosovar: Bashkëpunimi në fushën e sigurisë i rëndësishëm! Kusht i ndërtimit të marrëdhënieve të mira

6 Nëntor 2020, 17:05| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 17:08

  • Share

Dakordësimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë, ka qenë në fokus të takimit midis dy ministrave të Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministri Sandër Lleshaj u prit në një takim në Prishtinë nga homologu i tij, Agim Veliu, ndërsa diskutuan për disa tema të rëndësishme.

Lufta kundër terrorizmit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, kundër migracionit ilegal, trafikimit të qenieve njerëzore, lufta kundër trafikimit të narkotikëve, krimit të organizuar, por edhe siguria publike në përgjithësi janë fushat ku dy qeveritë po punojnë për të thelluar bashkëpunimin policor.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të forcimit të marrëdhënieve në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Gjithashtu folën mbi zbatimin e protokollit për oficerët e kontaktit, si dhe ecurinë e zbatueshmërisë së Pikave të Kalimit Kufitar mes dy vendeve.

Ministri Lleshaj shprehet se me  homologun e Kosovës është rënë dakord që të ngrihen grupe të përbashkëta pune me qëllim koordinimin më të mirë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara dhe bashkëpunimit policor.

Postimi në Facebook

Sot në Prishtinë pata një takim zyrtar me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Agim Veliu dhe delegacionin që e shoqëronte. Dakordësuam se bashkëpunimi në fushën e sigurisë është i një rëndësie të veçantë, por edhe kusht i ndërtimit të marrëdhënieve në fushat e tjera të interesit të përbashkët.

Lufta kundër terrorizmit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, kundër migracionit ilegal, trafikimit të qenieve njerëzore, lufta kundër trafikimit të narkotikëve, krimit të organizuar, por edhe siguria publike në përgjithësi janë fushat ku punohet për të thelluar bashkëpunimin policor. Gjatë takimit u diskutuan çështje të forcimit të marrëdhënieve në fushën e rendit dhe sigurisë publike.

Gjithashtu folëm mbi zbatimin e protokollit për oficerët e kontaktit, si dhe ecurinë e zbatueshmërisë së Pikave të Kalimit Kufitar mes dy vendeve.

Me homologun e Kosovës ramë dakord që të ngrihen grupe të përbashkëta pune me qëllim koordinimin më të mirë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara dhe bashkëpunimit policor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?