Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski

Bota

Ministri maqedonas Nikolloski: Shqipëria s'do bëhet kurrë anëtare e BE-së

23 Shtator 2024, 13:36| Përditesimi: 23 Shtator 2024, 14:50

  • Share

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikolloski, duke iu referuar procesit integrues të vendit në BE, tha se ishte i pari që deklaroi se Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Sipas mediave maqedonase, në të njëjtën kohë, Nikolloski tha se është i bindur se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e plotë e Unionit, jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të BE-së.

“Fillimisht thashë se do ta bashkojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë në bazë të një marrëveshjeje të Bujar Osmanit dhe MPJ-së së atëhershme të Shqipërisë. Askush nuk besonte atëherë, madje qeveria dërgoi njoftime se ishte fantashkencë. Ajo fantashkencë u bë e vërtetë dhe ne u bashkuam me Shqipërinë. Unë tani deklaroj se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Jo për shkak të Shqipërisë, por për shkak të qëndrimeve të Bashkimit Evropian”, tha Nikolloski.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?