Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, thotë se Akademia e Pushtetit Vendor që do të trajnojnë kryetarët dhe punonjësit e bashkive në të gjithë vendin, thotë se do të ketë një bord të përbashkët.
I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, Mazniku bëri të ditur se bordi i Akademisë së Pushtetit Vendor do të jetë i përbërë gjysma nga anëtarë të emëruar nga qeveria dhe gjysma tjetër të emëruar nga bashkitë.
Po kështu, edhe financimi i kësaj Akademia do të jetë 50% nga qeveria dhe 50% nga bashkitë.
“Akademia e Pushtetit Vendor është proces i nisur shumë kohë përpara kësaj shkundje, ka nisur me kërkesën e vetë bashkive para më shumë se 1 vit e gjysmë. Bashkitë kanë problem me aftësimin e stafit. Brenda punëve të bashkive ka një seri punës specifike, ndaj kemi krijuar strukturë të re që krijohet bashkarisht me bashkitë. Struktura do ketë bord të përbashkët. Gjysma i emërojnë vetë bashkitë, gjysma i emëron qeveria. Financohet pjesërisht nga bashkia, pjesërisht nga qeveria. Synojmë të kemi ndërveprim”.
Ministri Mazniku sqaroi se në ato bashki të vendit, ku stafi ka bërë punë të mirë në sektorë të ndryshëm, do të merret dhe do të trajnojë kolegët e bashkive të tjera.
Sa i përket aksionit për lirimin e hapësirave publike që janë zaptuar, Mazniku evidentoi se është e nevojshme që të ketë një ekuilibër në komunitet mes pronës private dhe asaj të përbashkët.
“Tipologjia e zënies së hapësirës nga hekur-beton-kate, është tashmë në struktura të lehta hekuri dhe çadra të cilat çmontohen thjeshtësisht nga njerëzit. Pra ka një progres. Nga ana tjetër, na duhet të vendosim rregulla të reja, më të qenësishme. Në mënyrë periodike ne kemi nevojë të përmirësojmë sistemet që ne kemi. Kemi nevojë sot për atë që Kryeministri e ka quajtur Rilindja 2.0, në mënyrë që të kemi shumë të qartë hapësirën private dhe hapësirën publike. Në 10 vitet e fundit kemi pasur një progres sistematik”, theksoi ministri Mazniku
Paketa e Maleve është një projekt i iniciuar nga Qeveria për të afruar emigrantët shqiptarë që të investojnë në Shqipëri, në tokën e të parëve të tyre në zonat malore.
Ministri i Pushtetit Vendor, Arban Mazniku, ka treguar të gjitha hallkat se si do të funksionojë Paketa e Maleve dhe si mund të marrët statusi për të investuar, që do quhet “statusi i poseduesit jo pronar”.
Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, Mazniku tregoi se deri më tani, që është faza e parë e këtij programi, kanë shprehur interes mbi 1800 aplikantë.
Sipas Maznikut, kjo fazë e parë do të jetë e hapur deri në mesin e muajit Shtator.
“Kemi më shumë se 1800 aplikantë të cilët kanë aplikuar për të shprehur interesin. Kjo shprehje interesi do ndihmojë bashkitë për të caktuar zonat që do quhen zona për zhvillim malor. Do kenë një status të posaçëm. Pra faza e parë e këtij procesi do jetë deri në mesin e Shtatorit. Bazuar në këtë proces, bashkitë do t’i sjellin në Këshillin e Ministrave, do miratohet në Këshillin e Ministrave, më pas brenda kësaj zone do ketë mundësi të aplikohet me të gjitha parametrat e paketës së maleve brenda 3 kollonave kryesore. Kollona e parë ka të bëjë me mundësinë e një personi që të investojë në një pronë që është e tija, t’i japë statusin e posaçëm bashkia që quhet statusi i poseduesit jo pronar. Me këtë status të posaçëm, pasi kalon statusin e apelimit nëse ka një ankesë, merr këtë status, i jepet e drejta për të aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit, dhe pasi bën këtë zhvillim i jepet mundësia që tokën të cilën e kishte të vetën por për arsye s’kishte mundësi ta merrte, i jepet mundësia ta blejë për 1 Euro. Të gjitha bashkitë e vendit janë super të interesuara që të kenë sa më shumë bujtina, agroturizme. Po të jenë të gjithë, vetëm mirë bëjnë”, deklaroi Mazniku.
Sa i përket ligjit për bashkëpronësinë, ministri i Pushtetit Vendor theksoi se bëhet për të rregulluar të drejtat dhe detyrimet e banorëve nëpër pallate.
“Ligji për bashkëpronësinë është ligj i ri për mënyrën si administrojmë struktura të përbashkëta. Ky është një ndër problemet thelbësore të shtetit tonë. Një person teksa është pronar i apartamentit të tij, është edhe i shkallëve, tarracës, ashensorit dhe siç ka të drejta ka dhe disa detyrime, e duhet t’i gëzojë të dyja këto. Ashtu si ne kemi përgjegjësi të lyejmë shtëpinë, të riparojmë kuzhinën, ashtu kemi dhe përgjegjësi për pronën e përbashkët”, tha ndër të tjera Arbjan Mazniku.
Komente

arbjan mazniku..... flet e flet e flet..., VETEM e VETEM e VETEM per ..... PARA, PARA, PARA..., ... EURO, EURO, EURO, ... sa aplikante e aplikante, dhe KURRSESI per LIGJET e PROCEDURAT ku MBESHTETET kjo NISME GJYSMAKE (gjysmake sepse formatimi e riformatimi ciklik e i vazhdueshem i Administrates se Pushtetit Vendor DUHET REALIZUAR BRENDA SHKOLLES/AKADEMISE KOMBETARE PER ADIMINISTRATEN PUBLIKE!), NUK FLET KURRSESI PER PROGRAMET DIDAKTIKE, OBJEKTIVAT E TYRE DHE KOHA DIDAKTIKE E REALIZIMIT PERFSHIRE EDHE STAZHET E PUNES, MANUALET DIDAKTIKE si dhe NUK FLET KURRSESI SE NGA KUSH JANE HARTUAR KETO PROGRAME E MANUALE, e NUK FLET KURRSESI arbjan mazniku, SE NE SE JANE MIRATUAR ATO NGA MINISTRIA E ARSIMIT, MINISTRIA E DREJTESISE, NGA PARLAMENTI I REPUBLIKES, NGA GJYKATA E LARTE E NGA GJYKATA KUSHTETUESE, pikerisht PER NGARKESEN PENALE E CIVILE QE ATO MBARTIN SI PER PERSONAT QE DO TE STUDIOJNE E FILLOJNE E PUNOJNE MBI ATO MODELE, POR EDHE PER EFEKTET E KOSTOT QE DO MARRI E GJITHE SHOQERIA DHE EKONOMIA SHQIPTARE NGA ZBATIMI I KETYRE MODELEVE/SHKOLLAVE/AKADEMIVE!
Përgjigjuarbjan mazniku..... flet e flet e flet..., VETEM e VETEM e VETEM per ..... PARA, PARA, PARA..., ... EURO, EURO, EURO, ... sa aplikante e aplikante, dhe KURRSESI per LIGJET e PROCEDURAT ku MBESHTETET kjo NISME GJYSMAKE (gjysmake sepse formatimi e riformatimi ciklik e i vazhdueshem i Administrates se Pushtetit Vendor DUHET REALIZUAR BRENDA SHKOLLES/AKADEMISE KOMBETARE PER ADIMINISTRATEN PUBLIKE!), NUK FLET KURRSESI PER PROGRAMET DIDAKTIKE, OBJEKTIVAT E TYRE DHE KOHA DIDAKTIKE E REALIZIMIT PERFSHIRE EDHE STAZHET E PUNES, MANUALET DIDAKTIKE si dhe NUK FLET KURRSESI SE NGA KUSH JANE HARTUAR KETO PROGRAME E MANUALE, e NUK FLET KURRSESI arbjan mazniku, SE NE SE JANE MIRATUAR ATO NGA MINISTRIA E ARSIMIT, MINISTRIA E DREJTESISE, NGA PARLAMENTI I REPUBLIKES, NGA GJYKATA E LARTE E NGA GJYKATA KUSHTETUESE, pikerisht PER NGARKESEN PENALE E CIVILE QE ATO MBARTIN SI PER PERSONAT QE DO TE STUDIOJNE E FILLOJNE E PUNOJNE MBI ATO MODELE, POR EDHE PER EFEKTET E KOSTOT QE DO MARRI E GJITHE SHOQERIA DHE EKONOMIA SHQIPTARE NGA ZBATIMI I KETYRE MODELEVE/SHKOLLAVE/AKADEMIVE!
PërgjigjuJeni paketa eshpopullimit .i doli boja bregdetit tani e la rradhën zonat malore
Përgjigju