Pak ditë para largimit nga detyra e tij si ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, që vjen nga radhët e komunitetit turk, kërkoi nga Qeveria në detyrë e Kosovës, të fusë në listën e organizatave terroriste Lëvizjen Hizmet të Fethullah Gulenit dhe Partinë e Punëtorëve të Kurtidstanit. Në mbledhjen e kabinetit të mbajtur ditën e sotme Kervan tha se këto dy organizata, mund të dëmtojnë “rëndë" edhe Kosovën.
“Te pika ku përmendet organizata terroriste DAESH (grupi militant, Shteti Islamik), degët e saj dhe të tjerët, këtu nuk përmenden organizatat terroriste që janë të njohura edhe botërisht: Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe organizata terroriste FETO (v.j. Lëvizja Hizmet). Këta mund ta dëmtojnë rëndë edhe vendin tonë, Kosovën, këtë duhet ta kemi parasysh, sidomos PPK është edhe në listat e BE-së dhe SHBA-së. Patjetër që na nevojitet rritja e bashkëpunimit me Turqinë kundër këtyre organizatave”, tha Kervan.
Por, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se këto vërejtje të ministrit në detyrë, Kervan do t’i dërgohen Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe draft-platforma u miratua pa këto kërkesa.
Kosova, që është edhe pjesë e koalicionit global në luftë kundër grupit militant, Shteti Islamik, e njeh këtë organizatë si terroriste. Që prej gushtit të dështuar ushtarak të vitit 2016 në Turqi, Ankaraja zyrtare ka kërkuar që Gulen – i cili gjendet në SHBA – të ekstradohet në Turqi thotë se ai qëndron prapa këtij puçi.
Z.Kervan sa te ka paguar Erdogani?
Përgjigju