Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu ka deklaruar gjatë ditës së sotme se është hapur një koridor humanitar në Azovstal.
"Një korridor humanitar është hapur në fabrikën e çelikut Azovstal", tha ai.
Moska deklaron se është arritur një marrëveshje për evakuimin e ushtarëve të plagosur ukrainas që kanë mbetur brenda fabrikës së çelikut në Mariupol.
“Më 16 maj, pas negociatave me përfaqësuesit e personelit ushtarak ukrainas të bllokuar në territorin e uzinës metalurgjike, u arrit një marrëveshje për largimin e të plagosurve”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes e cituar nga Interfax. “Aktualisht në zonën e uzinës është vendosur një regjim heshtjeje dhe është hapur një korridor humanitar.
Lajmi kryesor:
Nis evakuimi me autobus i ushtarëve nga fabrika e çelikut, regjimenti Azov: Po zbatojmë urdhrin! Putin: Ne do t'i përgjigjemi zgjerimit të NATO-s
E.K/ReportTv.al