Ministri Andis Salla

Politikë

Ministri Salla pret misionin e Bankës Botërore, diskutime për zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme

2 Tetor, 16:45| Përditesimi: 2 Tetor, 16:47

  • Share

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti sot në një takim misionin e Bankës Botërore, të kryesuar nga Massimiliano Paolucci, Menaxher i Zyrës së Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutua ecuria e bashkëpunimit aktual dhe u ndanë vizionet për thellimin e mbështetjes ndaj sektorit bujqësor shqiptar.

Në fokus të bisedës ishte projekti CRAD- “Qëndrueshmëria Klimatike dhe Zhvillimi i Bujqësisë” në Shqipëri, i cili po jep një shtysë të rëndësishme për zhvillimin e sektorit dhe integrimin e teknologjive moderne.

Ky projekt synon përmirësimin e zinxhirit ushqimor nga ferma në tavolinë, rritjen e vlerës së produkteve bujqësore, forcimin e sigurisë ushqimore dhe garantimin e sistemeve moderne të vaditjes dhe kullimit.

Palët diskutuan orientimet dhe masat që duhen ndërmarrë për avancimin e projektit, me qëllim arritjen e rezultateve konkrete dhe të qëndrueshme, në përputhje me vizionin strategjik të Ministrisë “Bujqësia 2030”, ku fermeri mbetet në qendër të politikave për zhvillimin rural të qëndrueshëm.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?