Ministri serb, Ivica Daçiç

Kosova & Rajoni

Daçiç në OKB: Zvarritja e Gjuriç para njerëzve në Kosovë, e paprecedentë

14 Maj 2018, 19:34| Përditesimi: 14 Maj 2018, 19:39

  • Share

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit të OKB-së  ka folur mes tjerash edhe  për arrestimin e politikanit serb, Marko Gjuriç, raporton “Zeri.info”.

Arrestimi i paligjshëm i Gjuriqit dhe zvarritja e tij më një shfaqje të orkestruar para njerëzve në  rrugët e Prishtinës ishte një arrestim i pa precedent dhe Prishtina e arsyetoi këtë me atë se ai nuk ishte i lejuar të vizitojë në Kosovë.

Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë

Por, sipas tij, kjo gjë nuk është e vërtetë sepse sipas tij kjo vizitë ishte paralajmëruar në kohë. Në këtë mbledhje mes tjerash pritet të flitet edhe për çështjet tjera që e preokupojnë Kosovën dhe Serbinë. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?