Nenad Rashiç

Ministri serb në qeverinë e Kosovës për plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë: Tentativë për vrasje! Ushtari i FSK qëlloi drejt tyre

9 Janar 2023, 20:02| Përditesimi: 9 Janar 2023, 20:17

  • Share

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiç ka konsideruar plagosjen e dy të rinjve serbë në Shtërpcë si një tentativë të dukshme për vrasje.

Në një intervistë për mediat serbe, Rashiç tha se nuk kishte dyshime se të shtënat ndaj dy serbëve ishin bërë me qëllim vrasjen e tyre. Ai shtoi se nuk i besonte deklaratave të avokatit të ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj.

“Versioni në të cilën thuhet se ai u sulmua dhe u rrethua, kjo është historia e avokatit të tij dhe nuk do t’i jepja shumë peshë. Me sa di unë, nga pikëpamja juridike, nuk ka asnjë dyshim se ai ka shtënë në drejtim të fëmijës dhe djalit. Sido që ka ardhur te plagosja, nëpërmjet një rikosheti apo nga një goditje direkte, nuk është e rëndësishme në këtë pikë. Unë udhëhiqem nga ajo që shkruan në aktakuzë, se është tentim vrasje dhe kështu do të mbetet. Ajo që nuk është mjaft e qartë është gjuajtja e dytë. Edhe para kësaj ka gjuajtur në ajër. Nuk kam asnjë dyshim se i ka qëlluar qëllimisht fëmijët dhe tentoi t’i vriste”, ka thënë Rashiç.

Ai tha më tej se Lista Serbe nuk e ka lejuar që t’i vizitoj të plagosurit të cilët u trajtuan në Graqanicë.

“U gëzova shumë kur ministri më njoftoi se u arrestua autori. U ndjeva shumë mirë. Kemi një traditë të gjatë dhe të keqe të incidenteve me motive etnike dhe fatkeqësisht autorët kanë mbetur të pandëshkuar. Prandaj, mendoj se ky vit mund të jetë vit sukses i Policisë së Kosovës, sepse në një kohë kaq të shkurtër identifikoi dhe arrestoi autorin”, ka përfunduar Ministri.

Ngjarja ka ndodhur në 6 janar kur sipas mediave serbe të dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga 33 vjeçari, Azem Kurtaj i cili është edhe anëtar i Forcave Speciale të Kosovës, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes. Politikanët vendas të Kosvoës e quajtën ngjarjen një akt të papranueshëm dhe kërkuan që drejtësia të veprojë për zbardhjen e plagosjes.

Ndërkohë reagime të shumta ka pasur edhe nga ndërkombëtarët të cilët kanë bërë thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të sulmit që e quajtën “të pakuptimtë”. Nga ana tjetër një prej familjarëve të autorit, tha se Kurtaj kishte qëlluar për vetëmbrojtje pasi dy serbët i kishin bllokuar rrugën.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Begu: 11/01/2023 10:31

    Nese e keni delaraten shikojeni mire, mos e ndryshoni qellimisht,sepse Rashiqin vet e keni emeruar Minister,Nuk ua solli askush.Por,nese Rashiqi ka thene drejte e mbare, pranojeni ate te thenme ashti sic ishte e sic eshte.Mos u merrni me lakadredha per te sajuar skenare te liga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?