Serbi - Ministri serb, Darko Glisiç ishte i ftuar në programin e mëngjesit të Televizionit Pink kur papritmas u ndje keq.
Sipas mediave vendase, ai pësoi një goditje në tru dhe ndodhety në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ministri i Investimeve Publike Darko Glisiç nuk mundi ta përfundonte intervistën, ndaj programi u ndërpre.
Glisiç është dërguar në spital, ku ka mbërritur edhe Presidenti Vuçiç. Ndryshe, Glisiç konsiderohet si bashkëpunëtori më besnik dhe më i ngushtë i Presidentit serb.
Komento
Komente
